Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, shumë të rinj shqiptarë ende vuajnë mungesën e privatësisë dhe hapësirës së tyre personale. Statistikat e publikuara së fundi tregojnë se gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të vetën në shtëpitë ku jetojnë.
Lidhur me këtë temë moderatorja Bieta Sulo ka treguar se në fëmijërinë e saj, ajo ka jetuar së bashku me familjarët në një shtëpi të vogël, një dhomë e kuzhinë.
“Unë jam fëmijë i viteve 85 dhe kujtoj që kemi jetuar vetë i pestë në një dhomë e kuzhinë. Kemi fjetur në divan, me gjyshen, në kuzhinë se ishim vetë i pestë…“, tha Bieta duke iu referuar kushteve të jetës së viteve ‘80-’90.