Orinda Huta prej një viti është moderatore e emisionit ‘Jo vetëm modë’ në Tv Klan. Ndekohë që kariera e saj është shumë më e gjatë.
Orinda udhëton shpesh, por mesa duket destinacioni i fundit që ka zgjedhur bashkë me stafin e emisionit është Turqia.
Moderatorja ka surprizuar fansat pasi në ‘Instastory’ ka zbuluar se është zhvendosur drejt Turqisë ku dhe ka publikuar disa pamje nga shesh xhirimi i serialit të njohur turk ‘Kryeqyteti Abdylhamid’.
Huta ka vendosur që këtë serial ta bëjë pjesë të ‘Jo vetëm modë’. Ky mund të jetë edhe një hap drejt kinematrografisë turke për Orindën, mezi po presim…