Lahe ka dhënë de arsyen për këtë, dhe është vërteët një arsye e fortë.
Bruna është në pritjen e ëmbël të një bebushi dhe këtë e ka bërë të ditur vetë.
Lexo edhe- Merkato televizive, largohet pas 4 vitesh nga emisioni moderatorja
“Arsyen përse nuk do të jem sezonin që pason në moderimin e My Living do doja ta ndaja së pari me shikuesin e programit që e dua shumë dhe jam përkushtuar pa rezerva. Për 4 vjet me ‘My Living’ kam takuar njerëz të mrekullueshëm, të cilët më kanë mësuar shumë. Kam takuar njerëz të thjeshtë, por që u bënë personazhe të njohur falë stilit apo talentit që kishin. Takimet me ta më kanë pasuruar. Këtë vit Living mbaroi dhe në sezonin e ardhshëm do të ketë ndryshime. Unë do takoj dikë tjetër që do më mësojë edhe më shumë. Do të takoj një krijesë të mrekullueshme, e cila do më lumturojë në jetën time. Takimi me të është gjëja më e jashtëzakonshme që po më ndodh! Është bebja që pas disa muajsh do ta sjell në jetë. Ju uroj të gjithëve lumturi dhe pushime të gëzuara! Mirë u takofshim”, shprehet ajo duke mbajtur lotët.
