Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Moldavi-Kosovë / “Dardanët” në festë, më në fund vjen goli i Kolollit, përballja minutë pas minute

22:36 / September 3, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moldavi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moldavia: Koshelev, Reabçiuk, Mudrac, Armash, Posmac, Ionita, Platica, Rata, Karp, Nikolaesku, Kaimakov (56′ Koçiuk)
Trajner: Engin Firat

Kosova: Muriç, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Vojvoda (59′ Hadërgjonaj), Shala (59′ Celina), Kryeziu, Rashica (75′ Rashani), V. Berisha, Zeneli, Kololli.
Trajner: Bernard Shaland

KV: Platica /Shala

MINUTË PAS MINUTE

87’ Zeneli në të majtën shmang portieirn, por goditje e tij është e lehtë dhe topi largohet nga mbrojtja.

82’ Celina jep një tjetër pasim të mirë për Kolollin, por këtë radhë autori i golit vonohet e lejon mbrojtësin t’i heqë topi nga këmbët.

77’ Rashani i aktivizuar në vend të Rashicës, ka menjëherë mundësinë të gjuajë në portë dhe vë në vështirësi të madhe portierin i cili me fat devijon topin nga këtërkëndori i tij.

71’ GOOOL Kosova, shënon Kololli. Kombinim i shkëlqyer në qendër mes Celinës e Berishës me këtë të fundit i cili pason te Kololli. Futbollisti lëshon një diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar në shtyllën e dytë dhe barazon shifrat.

65’ Predhë nga jashtë zonës në të djathtë e e Rashicës, portiere vendas grushton me vështirësi e më pas Hadërgjonaj provon të gjuajë me kokë, por gardiani moldav këtë radhë kontrollon.

61’ Disa harkime radhazi në zonën moldave, me mbrojtjen vendase e portierin që largojnë në ccdo mënyrë topin përballë “shtetrrethimit” të skuadrës kosovare.

59’ Zëvendësim i dyfishtë te Kosova me Hadërgjonajn e Celinën që aktivizohen në vend të Vojvodës e Shalës.

51’ Kombinim i shkëlqyer i dyshes Zeneli-Berisha, me këtë të fundit që tenton portën por nuk gjen kuadratin.

49’ Rashica krijon hapësirë për Vojvodën në krah me mbrojtësin që ka kohë të kalibrojë një harkim në zonë por portieri del dhe kontrollon sferën para devijimit të Kolollit.

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin moldav e me Kosovën në sulm në kërkim të një goli që nuk vjen pasi mungojnë gjuajtjet në kuadrat.  

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

34′ Zeneli fiton një goditje dënimi interesante pranë fundores në krahun e majtë të sulmit, por harkimi në zonë largohet me vështirësi nga mbrojtja moldave e cila për momentin nuk lë asnjë hapësirë për sulmuesit e rrezikshëm kosovarë.

27’ Kosova është hedhur e tëra në sulm në kërkim të barazimit por lë hapësira mbrapa dhe vetëm një ndërhyrje e Rrahmanit i eviton Nikolaeskut që të shfaqet përsëri i vetëm para Muriç.

20’ GOOOL Moldavia, shënon Nikolaesku. Harkim nga e djathta, Karp gjuan me kokë por gjen Muriç të gatshëm. Megjithatë Nikolaesku vjen me shpejtësi dhe dërgon topin në rrjëtë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

9’ Aksion nga e majta e përfaqësueses kosovare me dyshen Zeneli-Kololli që mundohet të harkojë në zonë, por pa sukses.

7’ Rashica nga e djathta gjen hapësirën për të gjuajtur ne portë dhe godet, por nuk gjen kuadratin me sferën që përfundon jashtë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Parmës.

barazon Kosova moldavine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.