Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Molla fruti i ndaluar? Përgjigjen e jep profesori i studimeve hebraike në SHBA

11:24 / March 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që kur Eva e kapi dhe e kafshoi, duke e dënuar të gjithë njerëzimin me një jetë vuajtëse larg Parajsës, molla është bërë fruti i ndaluar. Në Bibël nuk ka asnjë referencë të qartë se bëhet fjalë për një mollë, por vetëm për një “frut”. Por nga vjen historia që ne të gjithë e dimë dhe që është përfaqësuar në piktura të shumta antike? Këtë e shpjegon në një intervistë nga Assan Yadin-Israel, profesor i letërsisë dhe studimeve hebraike në Shkollën e Arteve dhe Shkencave të Universitetit Rutgers në SHBA.

Sipas tij Libri i Zanafillës nuk e përmend kurrë identitetin e frutit të ndaluar. “Komentatorët e parë hebrenj dhe të krishterë parashtruan hipoteza të ndryshme: më të njohur ishin fiqtë dhe rrushi, por edhe shega dhe qitroja. Duke filluar nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, studiuesit filluan të hipotezonin se fruti i ndaluar ishte një mollë. Ky besim rrjedh nga një homonimi e pranishme në gjuhën latine, ku “malum” do të thoshte “e keqe” dhe “mollë””, shpjegon Assan Yadin.

Kjo teori shpjegon Yadin-Izrael, nuk mbështetet nga burimet latine. “Unë kam lexuar veprat e të gjithë komentuesve kryesorë mesjetarë latinë për librin e Zanafillës dhe praktikisht askush nuk i referohet kësaj lojë fjalësh”. Për të mos përmendur se në fund të shekullit të katërmbëdhjetë asnjë komentues ende nuk e identifikonte frutin e ndaluar me mollën, ndërkohë që kishte referenca për fiqtë dhe rrushin.

Yadin-Izrael vëren se molla filloi të shfaqej në pikturat franceze që në shekullin e 12-të. Pse? Përgjigja i referohet një pyetjeje më shumë gjuhësore sesa historike. “Autorët latinë zakonisht i referoheshin frutit të ndaluar si “pomum”, një term që do të thotë “frut” ose “frut i një peme””, shpjegon eksperti.

Në përkthimet e para të Zanafillës në frëngjishten e vjetër, një gjuhë që rrjedh nga latinishtja, fjala “pom” (në frëngjishten moderne “pomme”) është përdorur për të përkthyer latinishten “pomum”. Ndërsa është e vërtetë që fillimisht kuptimi i “pom” në frëngjishten e vjetër ishte “frut”, me kalimin e kohës ai ndryshoi në “mollë”. Kështu, në vend që të ruante sensin gjenerik të “frutit”, “pom” u bë “mollë” edhe në historinë e Adamit dhe Evës. Dhe këtu, për shkak të një evolucioni gjuhësor, molla u bë për të gjithë fruti i ndaluar i kafshuar nga Eva.

Adami eva mollë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.