Tre burra u dërguan me urgjencë në spital dhe raportohet se gjendja e tyre është kritike, pasi njëri prej tyre kishte aktivizuar një granatë dore brenda veturës, gjatë një debati të ashpër që kishin pasur nën ndikimin e alkoolit.
Momenti i shpërthimit është kapur nga kamerat e sigurisë në fshatin Lelyaky në Ukrainë, ku shihet se si një burrë del nga vetura pak sekonda para se të shpërthente granata dhe të hidhte në erë veturën. Tre personat që kishin mbetur brenda veturës kanë pësuar lëndime të rënda nga shpërthimi.
Sipas mediave lokale, katër shokët kishin humbur rrugën dhe po debatonin me njëri-tjetrin, ndërsa ishin nën ndikimin e alkoolit, që bëri të vetën dhe çoi në degradimin e situatës.