Everest Shala, i cili vodhi një shumë parash në një market me ushqime në Qerret të Kavajës.
Autori i dyshuar i grabitjes, u arrestua nga policia.
Gjithashtu bëhet me dije se policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov që përdori i riu për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.
Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.
