Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit e tyre detaje nga shtatzënia përgjatë këtyre muajve.
Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi në kanalin e saj në “Youtbue”, momentin kur i treguan prindërve dhe motrës së Dj Dagz lajmin se janë në një pritje të ëmbël.
Çifti kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për t’i surprizuar ata. Nëpërmjet një letre dhe disa arushave, familjarët e Dagz reaguan shumë të emocionuar dhe të gëzuar pafund teksa shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin.