Ky është momenti kur grabitësi i armatosur ka hyrë në exchange dhe ka gabitur një shumë parash.
Siç shihet në pamje, i veshur me të zeza dhe maskë anti-COVID hyn brenda pikës së këmbimit valutor qetësisht dhe i drejton armën dy punonjëseve që kishin lënë derën hapur.
Fillimisht ato nuk kanë kuptuar asgjë, dhe duken të pashqetësuara nga prania e tij, por pasi grabitësi nxjerr armën dhe godet në pjesën e shpinës njërën nga punonjëset ato frikësohen.
Pas kërcënimit të hajdutit kjo e fundit i tregon sirtartin ku ndodheshin paratë. Grabitësi me armën në dorë nis të mbushë bluzen me para dhe më pas largohet.
Një kliente që afrohet tek dera në momentin e grabitjes, sapo ka parë se çpo ndodhte brenda exchange, është larguar e frikësuar.
