Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Momenti më i vështirë në film? Ja çfarë thonë Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha

19:48 / July 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luiz Ejlli dhe Sara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Yjet e filmit kanë dhënë disa detaje nga roli i tyre, por nuk kanë lënë pa përmendur edhe ngjashmëritë dhe ndryshimet që kanë me personazhin. Ndërkohë ata na kanë treguar dhe momentin e tyre më të vështirë gjatë xhirimit të filmit…

Sara Hoxha: E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka bërë shumë më të lehtë të gjithë situatën. Kam patur shumë ndihmë dhe mbështetje nga shumë njerëz në set edhe jashtë setit, duke filluar që nga Besi dhe Kolo. Më kanë ndihmuar shumë që të punoj këtë pjesën e të luajturit si një e dashuruar në film. Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Pastaj puthja e dytë ishte e lehtë fare, nuk kishte fare nevojë për udhëzime se u mësova me të gjithë gjënë dhe Roerdi ishte akoma më i afërt për mua. Më dukej sikur puthja nipin tim, siç thonin aty në set.

Luiz Ejlli: Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, tepër e vështirë. Mund ta quaj puthja e djallit, sepse po puth një njeri që për hir të së vërtetës nuk kemi pushuar asnjë sekondë për shumë e shumë javë, duke u marrë me njëri-tjetrin në të gjitha mënyrat e mundshme. Siç e dini dhe ju unë kam një memorie të fortë dhe nuk harroj. Dhe ajo puthja ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova.

Besmir Bitraku: Duke qenë se unë kam punuar pak për realizimin e karaktereve të aktorëve që nuk kanë pasur shumë eksperiencë në film, ose fare, më së shumti më Sarën dhe Luizin, e kisha menduar më të vështirë në fakt. Por magjikisht ata ma bënë më të thjeshtë, sepse Luizi sidomos është shumë intuitiv, është shumë rehat me kameran, por edhe Sara krijoi një botë shpirtërore shumë shpejt dhe shumë kollaj. Ajo punë që kemi bërë bashkë ishte shumë komode dhe shumë frymëzuese.

Sara Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.