Sulmuesi egjiptian i Liverpool-it, Mohamed Salah fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit”, një çmim vjetor që ka nderuar lojtarët më të mirë të Premier League që nga viti 1948, sipas shtypit anglez. Ai u përzgjodh nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit duke marrë kështu përqindjen më të madhe të votave (48%).
Ky është çmimi i dytë për yllin e Liverpoolit, ndërkohë që hera e parë ishte në sezonin 2017/ 2018.
Në garën për këtë çmim ai la pas De Bruyne dhe Declan Rice, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Ndërsa për femrat, fituese u shpall sulmuesja e Chelsea të femrave, Sam Kerr.
BREAKING – @mosalah is Footballer of the Year for the second time, and @samkerr1 has been voted Women’s Footballer of the Year. Congratulations to the @LFC and @ChelseaFCW strikers. Awards to be presented on May 5 at our annual dinner. Details: https://t.co/O9hyrAiGck #FOTY22 pic.twitter.com/FfO5hUxe17
— The FWA (@theofficialfwa) April 29, 2022
