Deputetja Rudina Hajdari ka dalë e para nga mbledhja e Këshillit Politik. “Sot bëra një propozim të qartë. Duhet të korrektojmë përbërjen e listave dhe të kemi barazi gjinore. Sot ishte e qartë, ajo që është problem është se Rama do të mbajë tepsinë e vet. Mona nuk do që t’i shqitet Lulit, ndërsa Luli do vagonin e partiçkave.
Shqetësimi im kryesor janë listat e hapura si dhe një qartësim përsa i përket votës së Diasporës. Duhet të zgjidhet kjo çështje”, është shprehur para mediave Hajdari.