Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Monika Kryemadhi flet për sendet e sekuestruara familjes së saj nga SPAK: 400 mijë euro do ia marr Top Channel-it

11:54 / December 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 Meta kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Ora News, ka folur për kallëzimet ndaj saj në SPAK, por edhe për sendet e sekuestruara.

Kryemadhi nuk zbuloi llojin e sendit, por tha se ka të bëjë me kallëzimet e bëra prej saj.

E keni apeluar një proces gjyqësor në GJKKO. Për çfarë bëhet fjalë?

Ka të bëjë me një send i cili ka të bëjë lidhje me kallëzimet e mija, kjo është, do të keni në të ardhmen…
Pra, SPAK i ka sekuestruar diçka Monika Kryemadhit?
Po ka marrë një send i cili ka të bëjë me kallëzimet e mija.

A jeni e shqetësuar ju për këtë send?
Fare, përkundrazi, nëse ai send do të merret si provë do t’i shtohet më shumë kallëzimeve dhe argumenteve të mija që unë kam menduar se do t’i nxirrja pak më vonë

Është marrë në shtëpinë tuaj apo në një ambient tjetër?

Nuk ka rëndësi! Kallëzimet penale që janë bërë ndaj meje dhe familjes sime nga rrogëtarë të Erion Veliajt. Njëri është një i ashtuquajtur avokat që është i dënuar nja 8 herë për mashtrim dhe falsifikim, një tjetër është rrogëtar i Bashkisë së Tiranës. Ato janë në një proces.

A jeni e shqetësuar për këto kallëzime?

Jo fare nuk më shqetësojnë. Pasi nuk kam asgjë për të fshehur dhe të gjitha janë fake, sepse off-shoret e Qipros dhe paratë ruse janë rrëzuar automatikisht edhe mediatikisht. Por unë do të krijoj të gjithë infrastrukturën e qeverisë shqiptare, pasi më pas vijnë edhe dëmshpërblimet financiare, që me “Top Channel” që e kam nisur kërkesën për dëmshpërblim me 400 000 euro, dhe do të vijnë duke u rritur. Dhe bashkëpunimi im me drejtësinë do të jenë maksimale. Kjo është një strategji e imja ligjore dhe financiare, sepse këta njerëz të cilët kanë bërë padi të rreme do të përgjigjen financiarisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.