Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Monika Kryemadhi: Ja pse më leverdis të futem në zgjedhje me Edi Ramën

21:42 / June 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika zaloshnja 770x372 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se i leverdis që të futet në zgjedhje me Edi Ramën, pasi qytetarët do të shkojnë në votime dhe do të votojnë kundër tij. “Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik. Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm.

Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh, pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij. Ndaj mua më leverdis prania e tij. Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve, jemi shumë vonë sa i përket angazhimit. Çdo parti është shumë vonë me përgatitjet”, tha Kryemadhi. I pranishëm në studio, analisti Eduard Zaloshnja theksoi se partia në pushtet e fillon garën me 2 pikë plus, dhe ky është një problem sistematik që ndodh në Shqipëri. “Çdo parti që ka pushtetin e fillon garën me 2 pikë plus.

Në çdo sondazh që kam bërë para zgjedhjeve, partia që është në pushtet del dy pikë më poshtë, se sa është në zgjedhje. Kjo ka filluar që me Fatos Nanon. Kjo tregon se ne kemi një problem sistematik, që ai që është në qeveri në një mënyrë a në një tjetër fiton dy pikë në zgjedhje. Do të ishte e mira, që të bëhej që këtë vit, që të kishim një qeveri tranzitore për zgjedhjet e ardhshme. Edi Rama është i vendosur për të mos e bërë këtë.

Një gjë emancipuese për Lulzim Bashën do të ishte, se edhe pse Rama nuk pranon qeveri tranzitore, kur të vij unë në pushtet derisa të bëhemi pjesë e BE zgjedhjet do të bëhen me qeveri tranzitore. Z. Basha e ka në dorë të premtojë, të thotë në mënyrë solemne që kur të bëhet kryeministër, deri kur të shkojmë në BE, zgjedhjet do të bëhen me qeveri kujdestare”, u shpreh analisti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.