Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dedikuar një urim bashkëshortes së tij dhe kryetares aktuale të Lëvizjes Socialste për Integrim, Monika Kryemadhit, me rastin e ditëlindjes së saj.
Teksa ka postuar një foto të vjetër të tyre, në të cilën ata duken shumë të rinj, Meta ka shkruar krahas fotos:
“Edhe 💯 pranvera SuperMonës! 💐
Siç thotë një thënie e vjetër skandinave: “Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme”, shkruan Meta.