Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Monitorim të SPAK? Grup i ri pune në Kuvend, deputeti i PS: Do kontrollojmë punën e Qeverisë dhe institucionet e pavarura

19:47 / January 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8519
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumica socialiste mendon se ka ardhur koha për modernizimin e punës së parlamentit në rolin që i jep Kushtetuta për monitorimin e punës së Qeverisë dhe institucioneve të pavarura që raportojnë në parlament.

Për ta arritur këtë nga grupi parlamentar socialist është ngritur një grup pune, i kryesuar nga Eduard Shalsi, i cili për Top Channel tregon detajet e kësaj iniciative.

“E gjithë kjo iniciativë synon që parlamenti të ngrihet në lartësinë që i njeh kushtetuta por edhe të ndërmarrë në këto momente të rëndësishme të anëtarësimit në BE edhe një rol akoma më të rëndësishëm. Për këtë duhen kapacitete për shkak të volumit të punës së shtuar, për shkak të dhjetëra ligjeve por duhet mbi të gjitha ekspertizë. 

Ekspertiza është mjaft e rëndësishme. Ndaj është e domosdoshme që të kalojë në një nivel të ri puna e parlamentit, puna e komisioneve. Domosdoshmëria e përfshirjes së profesionistëve, ekspertëve është e tillë që nuk do të mund të përmbushë të gjitha pritshmëritë e qytetarëve apo ato që lindin nga procesi i integrimit”, tha Eduard Shalsi.

Por sa i prek ky modernizim organet e pavarura të cilat raportojnë në Kuvend?

“Roli dhe rolet e Kuvendit dhe përgjegjësitë e kuvendit janë të përcaktuara. Nuk do të mund të marrë ndonjë rol shtesë Kuvendi.  Ajo që do të duhet të ndodhë është që të rriten kapacitetet për të monitoruar, skrutinuar, kontrolluar punën e qeverisë dhe të institucioneve të ndryshme të pavarura siç bëjnë”, shtoi Shalsi.

Në korridoret e politikës kjo iniciativë e socialistëve ka nisur të komentohet si një përpjekje kontrolli ndaj organeve të reja të drejtësisë. Por si e shikon Eduard Shalsi këtë pretendim?

“Është thjeshtë në rastin më të mirë mos-kuptimësi në rastin më të keq një keqdashje në të kuptuar . Shumë e thjeshtë. Parlamenti do të duhet të modernizohet. Duhet të ngrihet në lartësinë e sfidave të kohës. Do të duhet që të luaj rolin që i beson kushtetuta”, tregon ai.

Janë një mori me institucione të pavarura të cilat i raportojnë Kuvendit të Shqipërisë përfshi të gjitha organet e reja në drejtësi./tch

parlament Shalsi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.