Shqipëria po kalon momente paniku pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 49 viktima, ndërkohë që qytetarët përjetojnë çdo ditë ankth për shkak të lëkundjeve të shumta.
Të shumtë kanë qenë personazhet publikë që kanë dhënë ndihmën e tyre dhe janë solidarizuar me dhimbjen e të prekurve. Morena Taraku gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë. Këngëtarja do të ofrojë ndihmë të veçantë për të moshuarit dhe të sëmurët.
“Po mendoja për të moshuarit e të sëmurët… sepse e di sa e vështirë është të kesh dikënd të sëmurë në familje. Dhe doja të thosha: Të gjithë ata që janë të prekur nga tragjedia në Shqipëri dhe tani gjenden në Kosovë dhe kanë nevojë për barna dhe terapi që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe nuk kanë mundësi për t’i pasur ato le të më kontaktojnë mua në DM… Do jem këtu për t’ju ndihmuar me gjithë forcat e mia”, ka shkruar ajo në në një postim në ‘Instagram’.

