Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mori gjithë atë baltë mbi fytyrë”, Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por nuk e pranoj pa u plotësuar kushtet

09:56 / February 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7985
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por ka qenë ai i cili ia ka refuzuar.

Sipas Ramës, dorëheqja e parë është dorëzuar kur ndaj saj u ngrit akuza, e dyta pas pezullimit të parë nga detyra dhe e treta pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim për padinë e saj.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk mund të pranojë një dorëheqje të diktuar, sipas tij, nga ndërhyrje jashtë kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv. Ai nënvizoi se përcaktimi i këtyre kushteve nuk i takon as prokurorisë, as gjykatës, as medias dhe as “gjyqit popullor”, por procedurave dhe standardeve të parashikuara nga ligji.

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, i kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, herën e dytë kur iu bë pezullimi i parë, dhe herën e tretë pasi Gjykata Kushtetuese  nuk mori vendim dhe të tre herët jam unë që kam refuzuar dorëheqje, sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është fut në territorin e pavarësisë pushtetin ekzekutiv nuk ka.

I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar ta marrë të gjithë atë baltë mbi fytyrë, sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet. Se kur plotësohen kushtet nuk e cakton dot as prokurori, as media,  dhe as gjyqi popullor”, tha ai.

balluku dorëheqjen Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026

Rama mbledh Grupin Parlamentar: “Tre plagë ushqejnë njëra-tjetrën”, nga shteti labirint te mungesa e meritokracisë

10:28 / September 3, 2026

Rama prezanton “Pasqyra Albania”: Qytetari do të kontrollojë qeverinë përmes dokumenteve dhe të dhënave

10:26 / September 3, 2026

Zjarret në vend/ 27 vatra në 24 orët e fundit, 3 mbeten aktive në Dibër. Situatë problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë

10:21 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.