Një shqiptar i shpallur në kërkim që prej vitit 2015 është arrestuar nga policia italiane, pasi dredhia që kishte përdorur nuk ka mundur ta shpëtojë.
Sipas mediave italiane 44-vjeçari Bashkim Cenkollari (Dervishi) kishte marrë mbiemrin e nënës duke iu fshehur autoriteteve.
Ai ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me katër persona të tjerë.
Karabinierët e kishin mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh në Bari. Atij iu njoftua masa e ndalimit në Reggio.