Një ndër episodet më të rënda të tragjedisë së 26 nëntorit u shënua në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës ku u shuan dy familje.
Familja Reçi, me Eduartin, Dolorën, Klausin dhe Kristin, studente e Mjekësisë, jetonin një njërën prej apartamenteve të këtij pallati, i cili nuk i rezistoi dot lëkundjeve të forta të tërmetit të datës 26 nëntor.
Në këtë pallat jetonin edhe Diena me vajzën e saj Esiela si edhe gjyshja e tyre.
Jetët e tyre morën fund në pak sekonda.
Tirananews sjell foton e pallatit 6 katësh në gjëndjen e tij të mëparshëm. Godina nuk duket të ketë probleme nga jashtë, ndërsa dyshohet se shkak për dhembjen janë bërë ndërhyrjet në kolonat e tij nga biznese në katin e parë.
Pallati ishte i ndërtuar në vitin 1996 dhe për shkak të shkatërrimit ka dëmtuar kolonat e një tjetër godine aty pranë.



