Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i ka hapur dritën jeshile për të vijuar detyrën Gledis Nano drejtor në drejtorinë e antiterrorit në Policinë e Shtetit.
Anëtarët e trupës së vettingut Kryetar Nertila Sadedini, Relator Adriana Meko, anëtar Arta Lleshi gjetën zero probleme në pasurinë, aspektin moral dhe profesional të zotit Nano një oficer karriere në policinë shqiptare.
Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperience 17-vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit.
Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.
Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes së “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin
Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranian nga Shqipëria.
Mësohet se Gledis Nano sëbashku me një tjetër oficer të antiterrit morën pjesë në nxjerrje nga Kampi Al Hol në Siri të Alvin Berishës.
Për vetë postin e rëndësishëm që ai mban në krye të antiterrorit shqiptarë , Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjioze ligjzbatuese perëndimore dhe ne 2017 ësh të diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia.
Për vetë natyrën e punës sensitive që bën me ekipin e tij zoti Nan ka mbajtur një profil të ulët mediatit e publik. I kontaktuar disa herë nga mediat për çështjen e kthimit të grave dhe fëmijëve nga kampi në Siri është shprehur se: “ Nuk them dot një datë të saktë por po punojmë seriozisht dhe jam gati te shkoj përsëri personalisht për ti sjellë fëmijët dhe gratë në atdhe”. ka thënë Nano.
I pyetur për sfidat e tij personale dhe profesionale pas kalimit të vettingut zoti Nano thotë se ato janë të shumta dhe se suksesi punës së tij dhe drejtorisë që drejton lidhet ngushtësisht me vullnetin e policisë së shtetit me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar, në luftë frontale jo vetëm me dukuritë e terrorizmit por edhe shtetasve të huaj të cilët tentojnë të cenojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.