Zbulohet identiteti i të plagosurit në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se bëhet fjalë për 42-vjeçarin Aleksandër Deda, banues në Lezhë. Ndërkohë që një makinë e djegur është gjendur në rrugën Lezhë-Milot.
Nga të dhënat e para dyshohet se makina që është djegur është e autorëve të plagosjes së Aleksandër Dedës.
Ngjarja ndodhi në superstradë Lezhë-Milot pranë një lokali, sipas policisë në rrethana të paqarta.
Shërbimet e Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
