Ish-ministri i Drejtësisë në Kinë është dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion dhe mbështetje ndaj aktiviteteve kriminale. Po ashtu, ai fshehu edhe aktivitetet kriminale të vëllait të tij.
Fu Zhenghua është zyrtari i radhës i lartë që është ndëshkuar për korrupsion.
67-vjeçari është deklaruar fajtor se ka abuzuar me pushtetin si në rolin e ministrit, ashtu edhe në taë të kryepolicit në kryeqendër të Kinës, Pekin, nga vitet 2005 deri më 2021.