Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e dyfishtë me kallashnikov në mes të rrugës në Shkozet, mbrëmjen e sotme.
Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza u qëlluan me breshëri plumbash nga një makinë teksa po ecnin në këmbë.
Hoxha shkruan me ironi se dy të vrarët u gjetën si edhe makina e djegur e autorëve, por vrasësit sipas Hoxhës nuk i gjejnë.
Artan Hoxha shkruan:
“Dy të vrarët, i gjetëm.
Benz-in e djegur të autorëve e gjetëm.
Çfarë doni më nga jeta ju?!!!
Mos doni që të gjejmë edhe vrasësit tani?!!!”