Për shumicën nga ne, kujdesi për thonjtë tanë është sinonim i mirëmbajtjes së bukurisë së tyre estetike. Një praktikë e zakonshme nëpër sallonet e bukurisë është të prisni lëkurën afër thonjve tuaj. Pse? Natyrisht, ato japin një pamje të shëmtuar dhe janë tepër bezdisëse. Dhe, padyshim dëmtojnë bukurinë e manikyrit tuaj. Ndoshta mund të jetë kështu, por prerja e tyre paraqet një nga gabimet më të mëdha ndaj kujdesit të thonjve që mund të bëni.
Kjo lëkurë që ndodhet afër thonjve tuaj, mbron sipërfaqen e thonjve nga tërheqja e mikrobeve dhe bakterieve. Kur ju i preni ato, në fakt lejoni që të paraqiten të gjitha llojet e infeksioneve bakteriale, në mesin e tyre edhe Herpesi. Dhe, përveç faktit të padëshiruar të infeksionit, prerja e tyre ju shpie edhe në çështje të tjera të pazakonta estetike.
Por, nëse dëshironi lëkurë të pastër, ekziston një opsion i sigurtë… Në vend që ti prisni apo shkulni ato, vetëm shtyni apo tërhiqni lëkurën mbrapa thonjve.