Prej kohësh ai nuk është aktiv në skenën muzikore shqiptare, por me siguri të gjithë e mbani mend. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin i cili u shpërngul në Turqi ku publikoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor. Bertani mori pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku luajti së bashku me aktoren e njohur turke Cansu Tosun.

