Caktimi i masës “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit solli debate dhe tone të ashpra mes të ftuarve në studion e emisionit “Shqipëria Live”.
Kjo temë shkaktoi përplasje verbale, e për këtë arsye moderatorët u detyruan të mbyllnin emisionin.
Gazetarja Alba Kepi në një lidhje skype për Malltezin tha se: “Përpara se të jetë dhëndri i Sali Berishës, është nipi i një prej familjeve më të nderuara Begeja, që ka 60-70 mije metra katrorë pronë në Tiranë, dhe ka marrë vetëm 5% të tokës që ia kanë lënë trashigimtarët. Unë po flas fakte, ti Endri e ke personale me Berishën prandaj flet kështu.”
Ndërsa Endri Shabani ndërhyri duke thënë se: ”Prona është e shenjtë po zotëria e ka vjedhur. Ka marrë tokën dhe fondet publike…”, teksa më pas u përfshi në debat me avokatin Kujtim Cakrani.
Debati:
Shabani: Po boll o burr..
Kujtim Cakrani: Po ti thua mos gënje publikun dhe vetëm po e bën…
Shabani: Mos e mbro Berishën, se nuk e di sa të kanë paguar…
Cakrani: Ore unë s’jam anëtar partie, unë vi nga familje që e ka themeluar këtë vend. Nuk vi nga familje plebenjsh si puna jote o djali
Shabani: Po ça i ke këto budallallëqe, ti je inferior me formimin tim…
Cakrani: Jeni ju, ti, partia jote që keni grabitur pronat që në ‘44
Shabani: Po ç’është ky mor, ku e keni gjetur këtë mor, ik mor se qenke i çuditshëm. Silli një paracetamol këtij…
Cakrani: Po ju jeni parti hajdutësh, ju Nisma Thurrje jeni të gjithë enveristë, jeni enveristë të vegjël, debatikas..
Shabani: Tani o përzeje këtë, ose disiplinojeni…