Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Mos e mbro…”/ Arrestimi i dhëndrit të Berishës fut në sherr të ftuarit

17:19 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Caktimi i masës “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit solli debate dhe tone të ashpra mes të ftuarve në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Kjo temë shkaktoi përplasje verbale, e për këtë arsye moderatorët u detyruan të mbyllnin emisionin.

Gazetarja Alba Kepi në një lidhje skype për Malltezin tha se: “Përpara se të jetë dhëndri i Sali Berishës, është nipi i një prej familjeve më të nderuara Begeja, që ka 60-70 mije metra katrorë pronë në Tiranë, dhe ka marrë vetëm 5% të tokës që ia kanë lënë trashigimtarët. Unë po flas fakte, ti Endri e ke personale me Berishën prandaj flet kështu.”

Ndërsa Endri Shabani ndërhyri duke thënë se: ”Prona është e shenjtë po zotëria e ka vjedhur. Ka marrë tokën dhe fondet publike…”, teksa më pas u përfshi në debat me avokatin Kujtim Cakrani.

Debati:

Shabani: Po boll o burr..

Kujtim Cakrani: Po ti thua mos gënje publikun dhe vetëm po e bën…

Shabani: Mos e mbro Berishën, se nuk e di sa të kanë paguar…

Cakrani: Ore unë s’jam anëtar partie, unë vi nga familje që e ka themeluar këtë vend. Nuk vi nga familje plebenjsh si puna jote o djali

Shabani: Po ça i ke këto budallallëqe, ti je inferior me formimin tim…

Cakrani: Jeni ju, ti, partia jote që keni grabitur pronat që në ‘44

Shabani: Po ç’është ky mor, ku e keni gjetur këtë mor, ik mor se qenke i çuditshëm. Silli një paracetamol këtij…

Cakrani: Po ju jeni parti hajdutësh, ju Nisma Thurrje jeni të gjithë enveristë, jeni enveristë të vegjël, debatikas..

Shabani: Tani o përzeje këtë, ose disiplinojeni…

Jamarbër Malltezi Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.