Armaldo Kllogjeri do të publikoje së shpejti projektin e ri muzikor, i cili do të titullohet “O jetë”.
Por, ka dhe nga ata persona që nuk janë fansa të muzikës së tij. E një prej tyre i thotë që këngën mos ta publikojë fare pasi nuk kanë interes.
”Mos u lodh me e nxjerr fare se s’kemi pikë interesi”, ishte komenti në postim.
Nga ana tjetër, Armaldo i përgjigjet: Faleminderit që më ndjek. Të kujtoj që ke foto profili një vogëlushe të mrekullueshme dhe nuk është mirë që me foton e saj të jenë të tilla projekte. Suksese dhe ti në projektet e tua!