Deputeti Myslim Murrizi dhe ish deputetja e PD-së Arbiola Halimi kanë shkëmbyer replika të ashpra në lidhje me ndryshimet në sistemin zgjedhor.
Murrizi deklaroi se që në vitin 2008 qytetarëve shqiptarë ja hoqën të drejtën për të zgjedhur, ndërkohë që Halimi e ndërpreu duke i kujtuar se ai është zgjedhur pikërisht nga ky kod zgjedhor.
Murrizi: Populli mund të jetë opozitar, por në 2008 ja hoqën të drejtën për zgjedhje.
Halimi: Po ju nga ky kod jeni zgjedhur. A ju ka vendosur Basha në listë?
Murrizi: Më ka vendos populli i Lushnjes!
Halimi: Dakord e vlerësoj kontributin tuaj, por jeni zgjedhur me listë…
Murrizi: E ke gabim. Aty ke qenë edhe në grup. Thash shyqyr që u krijua ndryshimi sistemit elektoral. Dhe qelpsinlliku ka filluar nga prilli i 2008. Qytetarët të zgjedhin deputetët e tyre.
Halimi:Nuk e besoj se Edi Rama do të bëjë një Reformë zgjedhore. Paska vullnetin Edi Rama të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri?!
Murrizi: Mos bej propagandë me mua! Të vijë nga vota e qytetarëve. Po kush ia ka këkruar PS-së. Më gjej një kërkesë t’ja çoj Basha në komision. Po tani pse u ul me Edi Ramën? Të kërkojë që vota e qytetarëve të zgjedhë deputetët. Kur më quan “opozitë legale” Kaç Islami mua më vjen të ha trahana! Nuk kam votuar asnjë projektligj të Ramës. Mos me hap barkun tani! Nuk kam votuar asnjë ligj pro Ramës.
Halimi: Nuk jam dakord me kodin, por Basha ju vendosi në listë!
Murrizi: Kam qenë para Bashës në PD.