Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mos po shkon shumë larg shkenca? Pse u fut një mini tru brenda një miu

23:20 / October 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
truri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët po transplantojnë trurin e njeriut tek kafshët – çfarë është truri hibrid? Pse po bëhen të tilla eksperimente dhe kush mund të jenë pasojat?

Grumbuj neuronesh njerëzore të transplantuar në trurin e minjve të porsalindur janë integruar me sukses në qarkun e trurit të kafshëve, sipas një studimi të publikuar ditën e djeshme nga prestigjiozja Nature. Proçedura pritet të hedhë dritë mbi çrregullimet psikiatrike si autizmi apo skizofrenia duke u munduar të zbulohet se si mutacionet gjenetike ndikojnë në qarqet tona nervore.

Studiuesit e Stanfordit, të udhëhequr nga Dr. Sergiu Pasca, raportuan se grumbullimet e qelizave njerëzore – të njohura si organoide – riprodhuan miliona neurone të rinj gjatë një periudhe prej disa muajsh, duke u futur dhe integruar kështu në trurin e miut.

Ekipi do të përdorë proçedurën për të vëzhguar sesi organoidet e sëmura rriten brenda qarqeve nervore, gjë që nuk është e mundur në një pjatë eksperimentesh të izoluar.

Hulumtimi bazohet në punën e mëparshme të ekipit duke krijuar “organoidë” të trurit, struktura të vogla që i ngjajnë organeve njerëzore që janë bërë gjithashtu për të përfaqësuar të tjerët si mëlçitë, veshkat, prostatat ose pjesët të tjera.

Për të bërë organoidet e trurit, shkencëtarët e Universitetit Stanford transformuan qelizat e lëkurës njerëzore në qeliza burimore dhe më pas i nxitën ato të bëhen disa lloje të qelizave të trurit.

Më pas ato qeliza u shumuan për të formuar organoide që i ngjanin korteksit cerebral, shtresa më e jashtme e trurit të njeriut, e cila luan një rol kyç në veprime të tilla si kujtesa, të menduarit, të mësuarit, arsyetimi dhe emocionet.

Shkencëtarët i transplantuan ato organoide në minj 2 deri në 3 ditësh, një fazë kur lidhjet e trurit janë ende duke u formuar. Organoidet u rritën në mënyrë që ata përfundimisht zunë 1/3 e hemisferës së trurit të miut ku u transplantuan. Kjo teknikë e re ama, ngriti pyetje të panumërta etike, qoftë për njerëzit por edhe më së shumti për kafshët.

Sa etike është të ndërhyhet në vetë proçeset jetike të një kafshe, në sistemin e tij nervor, për hir të eksperimenteve apo zbulimeve të mëdha?

Çfarë është ekzaktësisht ky tru hibrid? Gjysmë njeri, gjysmë mi?

Eksperimente të tilla në kafshë ngrenë shumë shqetësime etike. Për shembull, Pasca tha se ai dhe ekipi i tij janë të vetëdijshëm për mirëqenien e minjve dhe nëse ata ende sillen normalisht me organoidet brenda tyre, gjë që ai thotë se e bëjnë.

Testet afërsisht 200 ditë pas transplantimit treguan se minjtë nuk ishin më të frikësuar, ruajtën aftësi të ngjashme memorie dhe nuk përjetuan konvulsione, thanë studiuesit.

miu Shkenca truri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.