Olsi Çekiçi, 44-vjeçari me probleme të shëndetit mendor që i preu kokën të ëmës me thikë u vu në pranga teksa ishte i përlyqer me gjak.
Në momentin që policia ka ‘zbarkuar’ në Buçimas, në shtëpinë e familjes Çekiçi ku ndodhi dhe krimi i rëndë, Olsi u ka thënë efketivëve të mos afroheshin.
Ai nuk ka bërë rezitencë gjatë arrestimit, ndërsa policëve që panë edhe trupin e nënës së Olsit të ndarë nga koka, u ka thënë që të mos afroheshin tek gjaku, pasi kishte magji. “Nuk pendohem. Kjo gjë do të ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë,”- mësohet se ka rrëfyer Olsi, duke mos shfaqur pikë pendese.
