Lulzim Basha ka bërë daljen e parë publike pas një viti kur ai dha dorëheqjen nga drejtimi i PD.
Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e FRPD-së, ai u shpreh se ka ardhur momenti që politikanët mos të besohen më.
Ish-kryedemokrati shprehu rëndësinë e hapjes së garës politike, përmes listave të hapura, zbatimit të vetting-ut të politikanëve, kufizimit të mandateve. Këto propozime, sipas tij, do të ishin baza të forta për një sistem politik ku ka hapësirë për konkurrencë.
“Të ndalim së besuari politikanët. Le ta marrim besimin në duart tona si qytetarë. Ftesa ime ndaj çdokujt që i dhimbset ky vend dhe rinia e këtij vendi është pa vonesë të rritim rrugëtimin për këtë ndryshim thelbësor. Lista ta hapura 100 për qind.”