Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mosbesimi i të rinjve ndaj medias po rritet

10:05 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
social media
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shumicë e madhe e të rinjve në Gjermani nuk u besojnë mediave. 75.8 për qind nuk u besojnë gazetave, 71.6 për qind nuk u besojnë gazetarëve. Më shumë se një e treta e të rinjve dyshojnë se mediet fshehin qëllimisht informacione të rëndësishme (37.9 përqind) dhe transmetojnë vetëm opinionin e tyre (32.8 përqind).

Rezultate “alarmuese”

Profesor Holger Ziegler, drejtuesi i studimit, i quajti rezultatet “alarmuese”. Sipas tij, një skepticizëm i shëndoshë është mjaft i dobishëm, por këtu është diçka tjetër: “Nëse jo vetëm vëmë në dyshim vërtetësinë e një informacioni, por nëse dyshojmë se në këtë rast media dëshiron të fshehë qëllimisht informacionin nga ne dhe ta manipulojë atë, atëherë jemi në zonën e rrezikut të besimit konspirativ”.

Studimi i kryer nga Universiteti i Bielefeldit, u krye me 1582 fëmijë (nga gjashtë deri në njëmbëdhjetë vjeç) dhe adoleshentë (nga dymbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç). Studimi është përfaqësues për popullsinë urbane të analizuar, tha Ziegler. Familje nga Berlini, Leipzig, Këlni, Deggendorf, Herne, Neunkirchen/Saar, Reutlingen, Stralsund, Bitburg dhe Aurich bëjnë pjesë në ato që janë intervistuar.

Mosbesim i nxitur nga frika?

Lidhur me arsyet e mundshme të mungesës së besimit në media, Zieglera tha: “Jeta e fëmijëve dhe adoleshentëve në rritje ndikohet në një masë të madhe nga medi”. Mjaftojnë disa klikime për të marrë informacione të përditshme mbi gjendjen e botës.

“Informacioni rreth ndryshimit të klimës dhe varfërisë, lajmeve të rreme dhe luftës mund të jetë i frikshëm dhe të lënë gjurmë. Një mënyrë për t’u përgjigjur është ta vësh në dyshim atë informacion, të tërhiqesh dhe të jesh dyshues ndaj të tjerëve – përfshirë median”.

Sipas studimit, besimi në institucionet publike është gjithashtu i zhvilluar mesatarisht tek të rinjtë. Sipas këtij studimi, vetëm një në dy të rinj i besojnë qeverisë federale (53.9%). Në të kundërt, shkencëtarët (76.1%) dhe policia (79.9%) gëzojnë besim dukshëm më të lartë. /DW/

Media rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.