Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Moska ndryshon librat e historisë për studentët, Ukraina është motër dhe Donbasi rus

13:30 / December 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 500 1702977033x125525449 7df9cdbd 7173 4620 91c2 a0035f0fd47b 304
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

007 nuk është veç kodi i agjentit sekret. Në Donbass, 007 është parashtesa ruse që zëvendësoi atë ukrainase. Një vepër e rusifikimit, e spastrimit etnik që del edhe nëpër libra. Ekziston një libër që Vladimir Putin e citon gjithmonë. Një libër që Dostojevski e përkufizoi si “Bibla e çdo rusi” dhe që Lenini e hoqi nga shtypi pas Revolucionit të Tetorit. Bëhet fjalë për “Rusia dhe Evropa”, që përfshin edhe qytetet e Krimesë e Donbasit, ku kufijtë rusë përfshijnë një hartë speciale.

Tekstet e reja shkollore për shkollat ruse do të përmbajnë një seksion kushtuar tërësisht pushtimit të Ukrainës, ose siç e konsideron Putin një operacion special, ku ka edhe një hartë që zhvendos kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. Këtë vepër do të studiojnë njerëzit në brezin e pushtuar nga Moska. Nga këndvështrimi i Kremlinit, një mesazh të cilin duhet ta mësojnë të gjithë studentët dhe të rinjtë e Federatës, të cilët do të jenë ushtarët dhe drejtuesit e së nesërmes.

Aty Bjellorusia quhet “Rusia e vogël” si në kohën e carëve, ose “motra më e vogël” e Rusisë së Madhe. Pastaj vjen Rusia e Bardhë, që është kuptimin autentik i luftës së zhvilluar kundër Ukrainës. Një libër që flet për përplasjen e qytetërimeve mes Perëndimit dhe botës ruse, me një mesazh të qartë: “Evropa nuk na njeh si fëmijët e saj. Për Evropën, Rusia dhe sllavët janë diçka e huaj. Rusia nuk i përket Evropës”.

Në vitin 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ky libër u rishfaq në Rusi dhe u shit masivisht, me 70 mijë kopjet e para të shtypura që u shitën brenda tre ditëve. Tanimë, mendimi i Danilevskij është kthyer në bazën e manualeve të reja shkollore për nxënësit e shkollave të mesme dhe të kolegjit. Libri me titull “Historia ruse, 1945 – fillimi i shekullit të 21-të” do të mësohet nga viti i ardhshëm shkollor në lëndën e historisë, për nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën, me seksione të përditësuara siç duhet për luftën në Ukrainë.

Ministri i Arsimit, kryendërmjetësi dhe teoricieni i nacionalizmit rus Sergei Kravtsov ka publikuar imazhet e para të teksteve të reja të historisë. Të parët që do i marrin në duar do të jenë adoleshentët midis 17 dhe 18 vjeç që ndjekin vitin e njëmbëdhjetë të shkollës, i fundit i sistemit shkollor rus. Jashtë klasave të shkollave, rusët e rinj janë gjithmonë të fryrë me doktrinë nacionaliste ruse. Në shtëpi, në bare, në vende takimi, në ambiente sportive dëgjojnë për “Russkiy Mir” (“bota ruse”, ideologjia që qëndron në themel e të ashtuquajturit Putinizëm) dhe historinë.

Në tekstet e reja shkollore ruse, lufta në Ukrainë përshkruhet si “e drejtë dhe e nevojshme për të shmangur fundin e Rusisë”. Perëndimi portretizohet si personi real përgjegjës për këtë thyerje të brendshme në botën ruse, djepi kulturor i së cilës është Kievi dhe pjesë përbërëse sipas idealit nacionalist dhe perandorak. Retorika është e njëjtë me propagandën me të cilën përdor Putini dhe bashkëpunëtorët e tij, nga Lavrov te Peskov e Medvedev në fjalimet publike.

russia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.