Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mospajtimi i PD/ Paloka: Nuk ishin dakord për primaret; Çollaku: Frikë nga primaret për simpatizantët

22:39 / November 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy grupet brenda Partisë Demokratike nuk arritën një dakordësi për të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore 2023. Grupi i Enkelejd Alibeajt njoftoi se marrëveshja nuk u arrit.

Deputeti i PD Edi Paloka, i ftuar në emisionin ‘Opinion’, bëri të ditur se nuk priste që të bëhej publike deklarata e grupit të Alibeajt.

Paloka u shpreh se diskutimi ngeci tek çështja e primareve.

“Ne kishim rënë dakord që deri sa të arrinim në një përfundim nuk do bënim gjë publike. U bë publike ai propozim. Aty kërkohet përveç barazisë të ngrihet një struktrurë e re ku ne të jemi të përfaqësuar të barabartë ku vendimi të merret me votë unanime. As nuk e prisja këtë që ndodhi. Ne ishim në diskutime. Eliminimi i primareve nuk ishte diskutuar në fillim. Tek primaret nuk është më as çështje statuti se e kanë të dy statutet. Atëherë për çfarë diskutohet statuti? Pavarësisht nesh ka një realitet që duhet ta njohim”, u shpreh Edi Paloka.

Ndërsa deputeti i krahut tjetër, Kreshnik Çollaku, bëri të ditur se frika e tyre nuk janë primaret, por primaret e hapura për simpatizantët të cilët mund të marrin pjesë në votim për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie.

Sipas Çollakut, primaret e hapura për simpatizantët mund të shfrytëzohen edhe nga “patronazhistët e PS”.

“Ne kemi patur rezerva primaret e hapura karshi jo anëtarëve. Sepse në qytete të mëdha mbase mund të mos kenë shumë ndikim, por në zona të vogla ne nuk kemi asnjë kriter se si të kontrollojmë jo anëtarin dhe rrezikojmë që të na futen patronazhistët e Ramës dhe të blejnë dhe simpatizantët dhe të na blejnë dhe kandidatin për kryetar. Ne jemi për primaret. I vetmi kujdes që kam është me delikatesë për të kontrolluar këta anëtarë që mund të jenë dhe simpatizantë fake. Por kjo primarja e hapur ku mund të futen simpatizantë po ti s’ke asnjë filtër për t’i kontrolluar mund të krijojë problematika në zona të caktuara”, u shpreh Kreshnik Çollaku.

collaku paloka primaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.