Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës

08:30 / January 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti vranet sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në orët e para të mëngjesit; Shqipëria; do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, por pas – mesditës dhe në vijim; pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore; Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 6 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë 24-orëshit; republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dominim të vranësirave; Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore ku priten edhe reshje shiu e dëbore; Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Përgjatë luginave do të ketë ngrica të theksuara; Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 7°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë.

Era do të fryjë e fortë si paradite edhe gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave gjatë gjithë paradites ku më të dendura vranësirat do të jenë zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore duke sjellë reshje shiu e dëbore.

Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e MV ku hera herës priten mini-stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Përsa i përket; temperaturave të ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës ku problematike situata do të paraqitet në; ishujt Britanikë, gadishullin Skandinav, Europën Lindore; gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet Greke.

Po ashtu; zona e Alpeve të Europës do të përjetojnë reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësisht në; gadishullin Iberik, gadishullin Apenin si edhe brigjet e detit të zi.

Moti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.