Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti bën ndryshim drastik, fundjava nuk ka ditë pranverore

13:32 / April 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shi tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë fundjavë në vendin tonë moti pritet të ketë një ndryshim drastik. Sipas njoftimit të bërë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të shtunën e deri mesditën e së dielës do të mbizotërojë moti i vranët e më pas do nisin kthjellimet.

Reshjet e shiut do të nisin në veri të vendit të shtunën e gjatë pasdites do të fitojnë intensitet me rrufe në veri dhe në qendër. Lokalisht stuhitë do të shoqërohen edhe me breshër. Në mbrëmjen e të shtunës, reshjet e shiut do përfshijnë dhe Jugun e vendit por me intensitet të ulët.

Që prej orëve të para të ditës së diel parashikohen reshje shiu intensive, shtrëngata e rrufe në të gjithë Veriun, Qendrën e Bregdetin. Parashikohen të rikthehen reshjet e dëborës së dendur që prej mëngjesit te se dieles deri në orët e paradites në Veri- Lindje e Lindje deri 900m.

Në jug e juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e përkohësisht mesatar. Prej mesditës reshjet do të përqendrohen në zonat malore me intensitet të ulët për tu ndërprerë plotësisht pasdite.

Era nis nga kuadrati i jugut e kthen të dielën verilindje e veri mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie të menjëhershme ditën e diel, rënie e cila do të vijojë në mbrëmje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Kamëz/ Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Identifikohet autori

12:30 / June 8, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

12:25 / June 8, 2026

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

11:18 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.