Ditët e fundit të janarit vijojnë me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit ndërsa temperaturat do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen.
Sipas Meteoalb, edhe muaji shkurt, do të sjellë prezencë të shpeshtë të reshjeve ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i shkurtit. Megjithatë, në tërësi muaji shkurt do të sjellë temperatura më të larta se vlerat normale mujore.
