Lidhur me situatën e motit të keq në vendin tonë, ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai i bën thirrje qytetarëve të cilët nuk e kanë të nevojshëm qarkullimin me makinë të qëndrojnë në shtëpi
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Moti është çmendur; Jo vetëm rreshje të dendura dëbore por edhe erëra me shpejtësi të madhe të formës së stuhisë se borës! Çdo qytetari që e ka të panevojshme qarkullimin me makinë, i lutemi të qendrojë në shtepi bashkë me mjetin e tij!
