Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Moti i keq / Aapeli i Policisë Rrugore për drejtuesit e makinave dhe motoçikletave: Mos kryeni manovra të gabuara

23:54 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makinat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e reshjeve në vend ka bërë që disa zona në vend të përmbyten. Policia Rrugore ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të veçantë pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Ajo ka apeluar drejtuesit e automjeteve që mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të mos bëjnë manovra apo parakalime të gabuara,  të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

“Policia Rrugore, nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast rreshjeve të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, për të mos rrezikuar jetën.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi edhe për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh për tu përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në të gjitha akset dhe siguron drejtuesit e mjeteve se për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do të jetë në kohë reale në ndihmë të tyre”, njofton policia.

apeli i policise kujdes me manovrat moti i keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.