Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Moti i keq, bllokohen akset rrugore në Tropojë

11:40 / January 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ff 18 1 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tropoja është bashkia më e prekur nga situata e krijuar nga përkeqesimi i kushteve të motit. Në 48 orët e fundit ka pasur reshje shiu të cilat janë shoqëruar me erë të fortë e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike dhe në akset rrugore.

Pa energji elektrike janë fshatrat Zogaj Kepenek, Kam, Radogosh, Berishë dhe Çorraj të Njësisë Administrative Bytyq. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për çdo avari duke siguruar furnizim me energji për banorët. Disa akse rrugore nacionale dhe rurale u dëmtuan për shkak të rënies se gurëve inerteve.

Ka pasur rënie inertesh dhe gurësh, bllokime tumbinosh, ku në rrugën Bajram Curri-Fierz, Km 12 ka paSur rrëshqitje skrapati dhe bllokim të përkohshëm të saj. Bashkia Tropojë njoftoi se si pasojë e reshjeve të shiut në Lekbibaj, Tropojë e Vjetër, Bytyç, Valbonë ka pasur dëmtime në ura dhe rrugë.

Bashkia njoftoi se grupet e punës të emergjencave civile janë në terren për riparimin e dëmëve dhe verifikimin dhe dokumentimin e tyre. Në Fshatin Tetaj, Njësia Administrative Lekbibaj, është dëmtuar banesa e familjes Gjelosh Gjon Qehaja. Si pasojë e erërave të forta çatia është dëmtuar komplet ndërsa banesa është bërë pa banueshëme duke lënë përjashta anëtarët e familjes në motin me shi dhe erë.

Nga informacioni i KMC Prefektura Kukës, rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Në rrugët ku ka rënie gurësh dhe inertesh nga subjektet kontraktore po punohet për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Tropojë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.