Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i keq/ Dëbora bllokon disa fshatra në Dibër dhe Bulqizë, ja akset problematike

09:12 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1546585719 DEOBRE 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veriu, verilindja dhe juglindja e vendit prej dy ditësh janë përfshirë nga dëbora, ndërsa reshjet ditën e sotme sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet që të zbresin deri në 600 m mbi nivelin e detit. IGJEUM parashikon që “Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600 m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi)”.

Situata në zona të caktuara të vendit paraqitet problematike nga reshjet e dëborës që kanë rënë. Disa zona rurale të thella në Bulqizë dhe në Dibër janë të izoluara nga dëbora. Në Dibër janë të bllokuara nga dëbora nëntë fshatra në njësinë Lurë, gjithashtu edhe disa në Kalanë e Dodës, Zall Dardhë, Grykë Nokë, ndërsa në Bulqizë është e bllokuar Terrova. Trashësia e dëborës në këto zona e ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme. Në qarkun e Korçës akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, por në zonat turistike malore dëbora ka arritur nga 15-40 cm dhe lëvizja mund të bëhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë që edhe në qytet ka probleme me ngricat në rrugë. Sot temperatura në Korçë ka arritur në -5 gradë, ndërsa e shtuna pritet që të jetë dita më e ftohtë. 

debora moti i keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.