Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej 3 ditësh.
Dëmtimet e shkaktuara në rrjet nga moti i keq, me erë të fortë, nuk janë arritur ende që të rikuperohen.
Mësohet se kjo situatë ka vënë në vështirësi shumë familje dhe biznese në këto zona, ndërsa kjo situatë është e vazhdueshme sa herë që ka mot të keq, për shkak edhe të amortizimit të rrjetit.
Në pamjet filmike dallohet qartë se shumë zona janë pa energji elektrike, si dhe një pjesë e qytetit të Shëngjinit.