Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes tregon zonat më të prekura: Ka përmbytje

15:37 / January 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë natës dhe paraditen e ditës së sotme, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika. Si rezultat i reshjeve të shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek Stacioni i Trenit, në lagjen 17, në zonën e Kënetës dhe Shkozet, ku është vështirësuar lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe nuk paraqiten problematika në qarkullimin e mjeteve. Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Ndërkohë vijon angazhimi i Forcave të Armatosura me 7 trupa dhe 6 mjete në hidrovorin e qytetit të Vlorës. Hidrovori punon me 3 pompa nga 4 të disponueshme. Sipas raportimeve të OSSH furnizimi me energji elektrike bëhet rregullisht. Ka ndërprerje të përkohshme në disa abonentë për shkak të remonteve dhe defekteve, por po punohet nga grupet e OSHEE.

Sipas parashikimeve nga IGJEO në orët në vazhdim priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 900 metra nga niveli i detit priten reshje dëbore. “Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

moti i keq përmbytje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.