Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka kërkuar mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për Qarkun Gjirokastër. Të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit.
Në Gjirokastër janë pastruar nga inertet e rëna gjatë natës në akset Kardhiq-Delvinë, Tepelenë-Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë dhe tashmë janë të qarkullueshme. 5 fshatra janë izoluar në Dropull, pasi Ura e Glinës ka pësuar dëmtime serioze sipas reshjeve.
Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situate paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra po punohet për rikthimin e energjisë elektrike. Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve.
