Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Moti i keq në Greqi, shkaktohen dëme të konsiderueshme

12:41 / April 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paros floods jpg sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një vale të motit të keq që ka përfshirë orët e fundit shumë rajone të Greqisë me stuhi të shoqëruara me erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu që shkaktuan përmbytje, ka dëme të konsiderueshme në qytezën kryesore të ishullit Paros, Nausa.

Prej orëve të para të mëngjesit, ekipet e punës dhe ekskavatorët e Bashkisë kanë nisur pastrimin e rrugëve, largimin e tonelatave të baltës dhe inerteve që kanë sjellë ujërat dhe rivendosjen sa më të shpejtë të aksesit në port.

Nga moti i keq u përfshi dhe ishulli tjetër turistik i Cyklades, Mykonos ku Shërbimi Metereologjik Kombëtar ka parashikuar për mesditën e së mërkurës me anë të mesazhit te urgjencës 112 që u është dërguar banorëve,fenomene të tejskajshme duke i këshilluar të kufizojnë lëvizjet.

Për shkak të motit të keq, Mykonos dhe Paros janë shpallur në gjendje të jashtëzakonshme. Fenomene të ngjashme parashikohen edhe për ishujt e tjerë të Egjeut Lindor, periferinë e Thessalisë , në Eviaapo edhe në Kretën perëndimore dhe jugore.

Xhirron e mediave ka bërë edhe një video nga ishulli Rodos , mesditën e së martës kur një tornado shkaktoi dëme në një prej rrugëve të ishullit, ndërsa pati probleme edhe me fluturimet në aeroport, ndërsa autoritetet kanë mbyllur shkollat.

Për të gjithë ishujt e dëmtuar është hapur platforma për deklarimin e dëmeve tek banorët dhe bizneset , ndërsa ka nisur edhe regjistrimi nga nivelet e veçanta të specialistëve.

Në Greqi vitet e fundit janë regjistruar shpeshherë përmbytje dhe fenomene të tejskajshme, me shkencëtarët që ia atribuojnë ato motit ekstrem me ngrohjen e ujërave të deteve dhe oqeaneve si pasojë e rritjes së temperaturave globale.

deme Greqi Moti reshje Stuhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për montazh të rremë, BBC: S’ka bazë për padi

08:44 / November 17, 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë

07:50 / November 17, 2025

Wadephul tur vizitash në Ballkan, DW: Ja çfarë do të thotë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

17:18 / November 16, 2025

Gen Z që po sfidon qeveritë në botë, a mund të përfshihet Europa nga kjo lëvizje?

16:59 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.