Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Moti i keq në Sarandë, rreth 700 krerë bagëti të imta të mbytura

19:00 / November 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1764092390 sarande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon puna intensive për mbylljen e çarjeve në argjinaturën e Çukës, të shkaktuara nga prurjet e larta të lumit Bistrica. Forcat operacionale të Bashkisë Sarandë dhe të emergjencave civile po punojnë në terren me mjete dhe materiale për të forcuar mbrojtjen e zonës bujqësore.

Dëmet e shkaktuara ndër fermerë janë të konsiderueshme. Sipas drejtuesit të grupit operacional të emergjencave në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, situata po evidentohet me kujdes dhe shifrat paraprake janë alarmuese. “Sipas përllogaritjeve që kemi deri tani, rezultojnë të mbytura rreth 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë dhe disa koshere me bletë. Dëme të shumta ka pasur gjithashtu edhe në magazinat e misrit, i cili sapo ishte korrur’, tha Jolio Dine.

Për të ardhur në ndihmë fermerëve të prekur, emergjencat civile kanë ofruar deri tani 8 tonë ushqim për bagëtitë, ndërsa grumbullimi i të dhënave vazhdon. “Çdo person i dëmtuar duhet të paraqitet në Bashkinë Sarandë për raportimin e dëmeve. Vetëm pas evidencimit të plotë mund të vendosim për hapat e mëtejshëm’, tha Jolio Dine.

Sa i përket dëmshpërblimit, fermerët ende nuk kanë një datë të saktë se kur mund të nisë ky proces. Autoritetet thonë se do të varet nga vlerësimi përfundimtar dhe vendimet e mëtejshme institucionale. Puna për rikonstruksionin e argjinaturës vijon, me qëllim parandalimin e përmbytjeve të tjera dhe mbrojtjen e tokave bujqësore në Çukë dhe fshatrat përreth.

700 krerë bagëti përmbytje sarande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.