Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i keq në Shqipëri/ Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, rrezik përmbytjesh në Vlorë e Fier! Bllokohet aksi Krujë-Qafështamë dhe Fushë-Arrëz-Iballë nga dëbora

12:16 / January 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41768129148 permbytjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej ditësh Shqipëria është përballur me kushte atmosferike të paqëndrueshme çka kanë sjellë përmbytje masive nga veriu në jug si dhe evakuim të banorëve. Ndërkohë nuk kanë munguar as reshjet e dëborës në zona mbi lartësinë 300 metra. Dëbora ka sjellë gjithashtu dhe bllokim të disa akseve rrugore.

Vlorë – Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra duke risjellë përsëri përmbytje. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Reshje dëbore janë regjistruar dhe mbrëmjen e djeshme si dhe mëngjesin e sotëm. Aksi rrugor është i pastruar dhe është hedhur kripë. Në aksin rrugor të Qafës së Vishës janë vendosur sinjalistika për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Fushë Krujë – Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që trashësia e dëborës të shkojë deri në 25 centimetra. Për pasojë është bllokuar aksi rrugor Krujë-Qafështamë si dhe fshatrat në zonë kanë mbetur të izoluara. Është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm. Qindra hektarë tokë vijojë të jenë nën ujë. Dy lagje të fshati Murqinë janë të izoluara pasi janë të rrethuara nga uji.

Fier – Lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë përsëri nga shtrati. Rritja e nivelit të ujit ka vijuar të lërë nën ujë qindra ha toka bujqësore si dhe ka shtuar praninë e ujit në disa banesa.

Shkodër – Lumenjtë në këtë qark janë brenda kuotave. Situata paraqitet e qëndrueshme. Rreth 525 ha tokë vijojnë të jenë të përmbytura. Në Obot ka prezencë uji në afërsi të oborreve dhe kalimi realizohet me mjetet e ushtrisë. Reshjet e dëborës kanë bllokuar segmentin rrugor Fushë-Arrëz-Iballë. Trashësia e borës ka arritur 50 centimetra në Qafën e Sharrit. Të gjithë rrugët lidhëse mes qendrës së Iballës dhe fshatrave janë të bllokuara.

Dibër – Reshje dëbore me intensitet kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën gjatë natës së mbrëmshme. Trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella varion 35-40 centimetra. Rruga e Arbrit është e kalueshme, por duhet kujdes nga Qafa e Buallit deri në tunelin e Murrizit.

debora lumenjte moti i keq qafe shtame Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.