Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i keq në Vlorë, kreu i Novoselës: Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, po monitorojmë situatën

18:37 / November 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1763483948 kananshakaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel. Ndërhyrja po kryhet në ato pjesë ku ka pasur dëmtime të argjinaturës dhe qëllimi mbetet për të ndërhyrë në kohë, për të mos pasur rrezik.

Kanan Shakaj, kreu i Njësisë Administrative Novoselë, tha se Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë situata duhet mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm. ”Siç e shikoni jemi në krye të detyrës me gjithë stafin e bashkisë. Në bashkëpunim dhe me firmën e aeroportit dhe bordin e kullimit po vijojmë punën për mbrojtjen e argjinaturës. Po vazhdojmë punën me fadromë e do të vazhdojmë derisa të sigurojmë atë pjesë që është dëmtuar.

Sot po bëjmë përgjimet e argjinaturës për të cilën nga shirat e shumta i kanë ulur lartësinë. Me njoftimin që kemi marrë nga bashkia, kemi njoftuar të gjithë banorët e fshatrave dhe kemi marrë masat. Për momentin shumë shpejt për alarm, nuk kanë filluar reshjet akoma. Masat janë marrë të gjitha”, tha ai.

Vlora deri ditën e enjte në mëngjes, në bazë të parashikimeve, cilësohet me risk nga reshjet e pritshme intensive, teksa zona e Novoselës, edhe për shkak të lumit Vjosë dhe prurjeve të mundshme, mbetet më shumë e rrezikuar. Po ndërhyhet në argjinaturë, ndërsa për momentin nuk ka ende rrezik.

kreu i Novoselës moti i keq Vjosa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.